Nuk ka kaluar shumë kohë prej kur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se nuk e lusim Greqinë ta njohë shtetin tonë. Megjithatë, ajo sot ishte pjesë e një takimi, ku së bashku me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani iu kërkua njohja Greqisë si nevojë e shtetit të Kosovës.
Kishte thënë se “nuk e lusim” Greqinë për njohje, por Gërvalla sot ishte pjesë e një takimi ku Greqisë iu kërkua sërish njohja e pavarësisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com.
Kjo u bë e ditur në një postim të cilin e ka shpërndarë vetë Kurti në llogarinë e tij në Twitter, ku e konfirmoi një gjë të tillë.
“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me presidenten Osmani dhe ministren Gërvalla takuam kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë të njëjtat vlera, qëllime dhe interesa ekonomike dhe kemi nevojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Greece is a very important factor for our region, NATO & the EU.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022
W/ Pres. @VjosaOsmaniPRKS, MFA @gervallaschwarz I met Greek PM, Kyriakos Mitsotakis. We share common values, goals and economic interests and reiterated the need for recognition of Kosova’s independence.
#MSC2022 pic.twitter.com/EYoAZpxFjK