12/22/2025 6:08:11 PM

Berisha: Fjalimi i djeshëm i Kurtit u prit të ishte i tillë

Duhet të lexoni

Deputeti i PDK-së Hysen Berisha ka folur në lidhje me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme në seancën solemne.

Berisha, në “Info Magazine”, u shpreh se fjalimi i djeshëm i kryeministrit Kurti ishte i pritshëm, duke shtuar se edhe fjalimi i presidentes kishte defektet e veta, sipas tij.

“Tash edhe fjalimet dhe gjithçka që bëhet në institucionet tona politike është çështja e përkatësisë politike të atyre që vlerësojnë në shumicën e rasteve që nuk është shumë korrekte, kur ka diçka të mirë dhe ia vlen të thuhet ajo që duhet të thuhet, aq më tepër jemi në një seancë solemne, e cila shënon përvjetorin e 14 të shtetit të Kosovës. Duhet me nxjerrë në pah të gjitha ato elemente, ato arritje që na përafrojnë dhe që na inkurajojnë për të shkuar tutje në avancimin e objektivit që kemi si shtet dhe si popull. Fjalimi i djeshëm u prit të ishte i tillë, fjalimi i kryeministrit nuk ishte i pari që kishte defektet e veta, por të njëjtat defekte kishte edhe i presidentes. Është e papranueshme, është fyese për popullin, për qytetarët që kanë rrugëtuar bashkë me Kosovën, të gjitha ato sakrifica deri te liria me klasën politike, nuk e ka përjetuar vetëm klasa politike sfidën e të bërit të shteti, por i mbarë populli, me theks të veçantë kategoritë e dala nga lufta”, u shpreh Hyseni ne klan kosova.

Tutje, Hyseni theksoi se edhe mospërmendja e emrit të presidentit Ibrahim Rugova është fjalim i papranueshëm.

“Nuk përmendet ideatori, vizionari, arkitekti i pavarësisë, i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk përmendet në asnjë kombinim fjalori, emri i presidentit Ibrahim Rugova, është fjalim i papranueshëm”.

“E ka thënë shumë herë Hashim Thaçi, nuk mund të rishkruhet historia, është shkruar historia, kush ka qenë në anën e duhur të historisë kur atdheu të ka kërkuar dhe populli yt ka qenë, kush s’ka qenë, ka kohë me përmirësu veten me punë dhe me përkushtim”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate