12/22/2025 3:01:30 AM

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, rrëfehet Valbona Beqiri: Më vranë vëllanë e babain, kishim frikë të dilnim nga shtëpia!

Duhet të lexoni

Valbona Pasho (Beqiri), motra e Gentian Beqirit dhe vajza e Nezir Beqirit që u vranë mëngjesin e 15 gushtit 2012 në Elbasan, ka dëshmuar para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Valbona Pasho (Beqiri), u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve Behar Dibra dhe Sotir Kllapi, rreth ngjarjes së vrasjes të babë e bir, hasmërive dhe konflikteve që kishte familja e saj me njerës të tjerë në Elbasan.

Dëshmitarja ka treguar në gjykatë se familja e saj, ka pasur probleme me një fis në Elbasan, që nga fundi i vitit 2005, kur në qytet është vrarë Sokol Çapja. Valbona, ka treguar në gjykatë se pas vrasjes së Sokol Çapjes, ajo dhe vetë familja e saj, qëndronin të frikësuar dhe nuk dilnin lirshëm në qytet. Kjo pasi, i ndruheshin një hakmarje të mundshme. Dëshmitarja shton se, veç babait dhe Gentianit, asaj i është vrarë dhe një vëlla tjetër, Saimir Beqiri. Valbona ka treguar se një nga të pandehurit, Etjen Cani shkonte pothuajse çdo ditë tek shtëpia e tyre dhe vizitonte Gentianin, pasi konsiderohej si njeri i besuar.

“Këtij personi dera i hapej sa herë që ai trokiste, pasi ai ishte bërë si i shtëpisë. Por në ditën e varrimit, Etjen Cani, nuk ka shkuar në ceremoni dhe as në drekën tradicionale të familjes dhe shoqërisë, lëvizje kjo që i ka bërë shumë përshtypje dhe që në atë periudhë ka ngjallur dyshime mbi besnikërinë dhe rolin e Canit dhe personat e tjerë, që vinin dhe vizitonin Gentjanin brenda në shtëpi,”– shton Pasho.

Pas përfundimit të dëshmisë, Valbona Pasho, është lënë e lirë të kthehet në Itali, ndërsa gjykata ka urdhëruar prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, që të gjejë dëshmitaren Joniana Hasani, për të dëshmuar në seancën e 2 Marsit që do zhvillohet në orën 10:00. Hasani është motra e të dënuarit me 25 vite burgim, Armando alias Butrint Hasani, i cili vuan dënimin në burgun e Burrelit për vrasjen e Sokol Çapjes në vitin 2005.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate