Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti, e ka prishë ditën solemne të shënimit të Pavarësisë me fjalimin e tij në seancë.
Gjatë konferencës për media Tahiri ka thënë se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavaarësisë së Kosovës.
“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha ai.
Abelard Tahiri ka thënë se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve.
Gjithashtu edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shpjeguar arsyet për lëshimin e seancës solemne nga opozita ngase sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shfrytëzoi 14 shkurtin për të bërë komente politike në Kuvendin e Kosovës.