Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka lëshuar seancën solemne për 14 vjetorin e pavarësisë në shenjë proteste.
Musliu, e cila teksa e dëgjonte fjalimin e presidentes Osmani, e cila i përmendi të gjitha figurat historike me radhë, por jo edhe Hashim Thaçin, i cili e shpalli Pavarësinë e Kosovës, në shenjë proteste në Kuvend është dëgjuar duke e lëshuar në telefonin e saj më zë të lartë momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Pas kësaj situate të krijuar, në shenjë pakënaqësia, deputetja Ganimete Musliu është parë duke e lëshuar seancën.