12/20/2025 7:55:12 AM

Vrasja dhe groposja e Eglantina Bucit, dënohen me nga 25 vite burg babai dhe vëllai i saj

Duhet të lexoni

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me nga 25 vite burg secili babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e Eglantina Bucit, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2012.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi dënimin me 50 vite burg në total për bab e bir, ndërkohë që trupi i të ndjerës do të gjendej muaj më vonë pas malit të Dajtit.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”, ishte pretenca e prokurorisë.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2012, por është zbardhur vetëm në 2020. Kjo pasi në Malin me Gropa u gjet një skelet i groposur, ku pas analizave, rezultonte të jetë i Eglantina Bucit.

Për këtë ngjarje të rëndë, u akuzuan babai dhe vëllai i të ndjerës.

Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa i shoqëronte dhe shoku i tij. Gjatë rrugës për tek Mali me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte.

Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë “më vrit dhe mua”, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë.

Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate