11/19/2025 3:15:56 AM

“E kanë shti n’klasë edhe kanë tentu me dhunu”, rrëfimi i babait të 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

Duhet të lexoni

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në qytetin e Podujevës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës një person është arrestuar.

Në lidhje me këtë rast, prindi i vajzës ka treguar për Sinjalin se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai thotë se vajza e tij është 14-vjeçare, në klasën e 10-të dhe vijon mësimet në Shkollën e Mesme “Isa Boletini” në Podujevë.

Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Babai thotë se kur vajza e tij ka dalë në korridor të shkollës, dy persona e kanë kapur dhe e kanë futur në klasë dhe kanë tentuar ta dhunojnë.

Rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës. Masi ka dalë çika në korridor,  e kanë marrë e kanë shti në klasë edhe kanë tentu me dhunu. Njëri prej tyre është arrestu ndërsa tjetri jo. Jemi tu pritë vendimin me ditë se kush është i arrestuar, e kena lypë emrin po s’na kanë dhënë. Të dyshuarit janë të moshës madhore, nuk janë nxënës të shkollës, por huliganë që sillen kah shkolla”, ka thënë ai

Prindi i viktimës thotë se nëse drejtësia nuk merr masa ndaj të dyshuarve, dikush duhet të marrë, pasi sipas tij, fëmijët nuk janë për t’u gjuajtur në bërllog.

“Na ia kemi lanë drejtësisë këtë, mirëpo nëse ajo nuk vendos, dikush duhet të marrë masa, se fëmijët nuk janë mu gju n’bërllog. Por besojmë që drejtësia po merr masa sipas informatave që kemi deri tani, mirëpo presim të marrë edhe masa tjera. Për këtë rast ka dëshmitarë dhe pamje të kamerave, të cilat i kanë marrë policia”, ka thënë për Sinjalin, prindi i viktimës.

Sipas babait, gjendja shëndetësore e viktimës është e mirë, ndonëse mbrëmë nuk ka fjetur.

“Çika është mirë, e kemi pasë të mjeku. Mbramë s’ka flejt, por është qetësu tash”, ka thënë ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate