Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një person që dyshohet se mashtroi me viza kosovarët, bëhet fjalë për Shpejtim Cakiqin.
Ai është i dyshuari kryesor për mashtrimin me viza nga agjencioni turistik, BCD TRAVEL.
Prokuroria Themelore më herët kishte njoftuar se është duke hetuar agjencinë turistike të quajtur “BCD Travel”, e cila po dyshohet se po mashtron qytetarët.
Sipas prokurorisë, agjencia e lartcekur me seli dikur në Bregun e Diellit, në Prishtinë, që po funksiononte edhe online, në rrjetet sociale, me disa persona të dyshuar se në bashkëkryerje po mashtrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe të vendeve fqinje me aranzhmane turistike në Turqi, Dubai, Maldive, Egjipt, si dhe përmes shitjes së biletave të fluturimeve në vendet e Evropës.