12/17/2025 1:30:12 PM

Prokuroria në Prishtinë kërkon paraburgim për personin që e plagosi me dy plumba taksistin

Duhet të lexoni

Mbrëmë në rrugën “George Bush” të Prishtinës Ismail Ismaili dyshohet se e ka plagosur me dy plumba taksistin tjetër. Ndaj të dyshuarit Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj i tha Sinjalit se i dyshuari ngarkohet me veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve”.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ndaj të njëjtit sot, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjyjatën kompetente, konkretisht në Departamentin e Krimeve të Rënda“, thuhet në përgjigje.

Burimet e Sinjalit mbrëmë njoftoi se motivi që çoi në plagosje ishte një ngatërresë banale. Të njëjtat burime njoftuan se ishin fjalët “pse po m’kqyr” që shtynë të dyshuarin t’ia drejtojë armën taksistit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit vazhdon të jetë e rëndë qysh prej mbrëmë, pavarësisht se ai iu nënshtrua një operacioni.

Sinjali publikoi edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe e kishte bllokuar rrugën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate