12/17/2025 6:13:28 AM

‘Të kam rritur me mish e shpirt, por në bark nuk të kam mbajtur’

Duhet të lexoni

Valentina ka mbajtur të groposur një sekret për vite me radhë: ajo nuk është nëna biologjike e djalit të saj, Kristianit. Në studion e “Ka Një Mesazh për Ty”, ajo hedh dritë mbi historinë e së kaluarës së tyre.

Valentina nis të rrëfejë se në përpjekjet për të sjellë në jetë një fëmijë, ka pësuar 4 aborte. Ndaj, vendimi i përbashkët bashkëshortoi i çoi në dyert e jetimores, ku morën Ronaldon, asokohe dy vjeç.

Pjesë nga bisesa:

Ardit Gjebrea: Çfarë dinit ju për Ronaldon kur e morët?

Valentina: Që ky fëmijë ka dëmtime në tru dhe zonja që e ka pasur në bark ka pësuar dëmtime gjatë shtatzënisë. Aty fillova ekzaminimet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është djali sot?

Valentina: 23.

Ardit Gjebrea: Kur ia thatë që është i birësuar?

Valentina: Djalit nuk ia kam treguar, madje kam grisur dhe dokumentat përderisa unë pranova të bëhesha nëna e tij dhe ai biri im. I zhduka, nuk lashë asgjë dhe fëmija nuk dinte gjë.

Ardit Gjebrea: Kur ia ke treguar?

Valentina: Një ditë të bukur, shkoj ulem pranë divanit ku ishte fëmija dhe i thashë: “Unë jam mami yt, ti e di që të kam rritur me mish e me shpirt, me gjithë të mirat, por këtu (tregon barkun) nuk të kam mbajtur”. Për këtë arsye jam detyruar t’ia tregoj sepse ai më vriste me fjalë, më thoshte gjithmonë: “Mami, si më ke lindur, vetë apo me operacion? Mami, për sa kohë më ke dhënë gji? Mami, a kam qarë shumë kur kam qenë i vogël?”

Në rrëfimin e Valentinës, djali nuk pati asnjë reagim negativ ndaj saj duke i thënë se ajo është nëna e vetme që ai njeh. Prejardhja e tij iu bë e ditur në Tetor të vitit 2020. Emri i djalit tani është Kristian.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate