Taksisti 32-vjeçar G.Sh (emër i njohur për redaksin), ka mbetur sonte i plagosur rreth orës 21:00 në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Ai dyshohet se u plagos nga I.I, i cili e qëlloi me dy plumba.
Sinjali ka mësuar për gjendjen shëndetësore të taksistit, i cili u dergua me autoambulancë në Emergjencën e QKUK-së.
Brenda kësaj klinike kanë bërë të ditur se 32-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.
Për momentin, sipas këtyre burimeve gjendja e taksisti është e rëndë dhe i njëjti është duke u trajtuar nga stafi mjekësor.