12/17/2025 5:28:13 PM

Skandal i Vatikanit, murgesha franceze denoncon abuzimin seksual nga prifti

Duhet të lexoni

Pas letrës së ndjesës të Joseph Ratzinger, tema e abuzimit seksual në Vatikan ka mbërritur në programin italian “Fuori dal Coro”, duke sjellë dëshminë e një murgeshë franceze, e cila rrëfen pas disa kohësh, vitet e ngacmimeve seksuale nga një prift.

“Ai bëri atë që donte me trupin tim dhe dhuna zgjaste orë e orë të tëra. Kishte gjëra që ishin vërtet perverse dhe nuk mund të rebeloja, isha pothuajse e paralizuar. Ishte e neveritshme. Prifti më thoshte se isha një dhuratë nga Zoti”, kujton gruaja.

Në rërfimine saj murgesha franceze emri i së cilës nuk bëhet i ditur shprehet se: “Do të doja që ky tmerr të merrte fund”.

E vetëdijshme se prifti që e lëndoi vazhdon të kryejë detyrën e tij, ajo thekson: “Ky vend nuk më përket mua”.

Ndërkohë akzuat për abuzim seksual të kishës katolike kanë përfshirë edhe Portugalinë, ku janë regjistruar 200 akuza për abuzim seksual të fëmijëve. Sipas një komiteti special, akuzat janë bërë nga njerëz të lindur midis 1933 dhe 2006.

Zyrtarët e kishës portugeze thanë dy vjet më parë se autoritetet kishin hetuar vetëm dhjetëra akuza për abuzim seksual që përfshinin priftërinj portugezë që nga viti 2001. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve u pushuan sepse hetuesit e kishës vendosën se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato.

Por Komiteti i Pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishë u krijua në janar për të shqyrtuar akuzat historike.

Komiteti laik prej gjashtë personash tha se kishte marrë raporte nga 214 persona gjatë muajit të parë të punës.

“Kjo vuajtje është e lidhur me ndjenjat e turpit, frikës, fajit dhe vetëpërjashtimit,” tha komiteti në një deklaratë të enjten.

Shumë nga akuzat tregojnë një mundësi të fortë që fëmijë të tjerë mund të kenë qenë viktima të të njëjtit abuzues, shtoi ai.

Disa nga akuzat anonime erdhën nga shtetas portugezë që tani jetojnë në Kanada, Francë, Luksemburg, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoriteti do t’i raportojë gjetjet e tij në Konferencën e Peshkopëve Portugezë në fund të vitit përpara hetimeve të mundshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate