Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Bëhet me dije se pas 15-vjeçarit që ndërroi jetë në vendngjarje, ka vdekur në spital edhe një i mitur 13-vjeçar. Sipas raportimeve të dy të miturit ishin në të njëjtin motor kur u përplasën nga një makinë.
Mësohet se gjendja e të miturit ka qenë e rëndë, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që të bënin diçka për jetën e tij.
Ndërkohë kujtojmë se policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit me iniciale XH.M.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.