12/25/2025 5:53:12 AM

Latifi kritikon deputetët: Llaskuca e presnjakë, këqyrin gjithkund me përfitu

Duhet të lexoni

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar rëndë deputetët të cilët kanë shpenzuar për karburante duke thënë se ata nuk shikojnë për të mirën e vendit, por vetëm shikojnë interesin personal.

Latifi thotë se edhe prokuroria duhet të merret me këto skandale, pasi që qytetarët duhet të dinë emrat e përfaqësuesve që kanë gënjyer për vendbanimin e tyre.

“Problemi për mua është se, do të thotë ky fenomen na tregon se në këtë vend partitë politike mund të dallojnë për çështje të ndryshe por kur është puna me mundësi të ndryshme, kur i lejojnë rregulloret atëherë të gjithë janë të njëjtë e konsensual. Pasi këtu shihet se të gjithë janë njëjtë. Edhe këta të VV-së edhe këta tjerët. E dimë që ka një bazë ligjore, por krimi i vërtetë qëndron në faktin se një numër i madh i këtyre deputetëve kanë shkruar se jetojnë në vendin ku kanë lindur apo fshatin ku kanë lindur. Pse e bëjnë këtë. Që të zhvatin buxhetin. Me cfarë deputetë kemi të bëjmë. Me deputetë që nuk as nivelin elementar të dinjitetit. Që janë në gjendje të lëshohen në këso veprimesh të ulëta për një përfitim minimal që të mashtrojnë e të shkelin ligjin e të mashtrojnë publikun. Tragjedia është se një numër i madh është i tillë. Edhe në rastin kur ata janë milionerë e në fund luftojnë e mashtrojnë e shkelin ligjin për të përfituar një gjë të caktuar”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.

Latifi i portretizon si “meskinë” dhe “presnjakë” deputetët në fjale.

“Janë njerëz meskinë, pa dinjitet dhe llaskuca. Unë kam përdorur edhe një fjalë të vjetër, “presnjakë”. Konsideroj se këtu ka bazë që prokuroria të ndërrmerë një hetim sistematik dhe së paku të shihen se kush janë mashtruesit që jetojnë në Prishtinë dhe shkruajnë se jetojnë në qytete tjera. Mendoni se me këta njerëz mbahet shteti. Jeni gabim. Këta këtu janë vetëm për xhepin e vet”, shtoi ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate