12/25/2025 8:21:18 PM

Skandal në burgun për gra në Lipjan – dyshohet për vendosje të kamerave

Duhet të lexoni

Një skandal i madh ka përfshirë Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në kundërshtim me ligjin, dyshohet se janë vendosur kamera për video-incizimin e pavijoneve në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan. Paparaci ka mësuar se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna.

Fatlinda Mustafa, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan dhe Ilir Kelmendi, drejtor për Siguri në Shërbimin Korrektues (ShKK), janë suspenduar nga puna të martën.

Ata, janë vënë para përgjegjësisë për një skandal që ka përfshirë Shërbimin Korrektues të Kosovës, raporton Paparaci.

Kamera të sigurisë janë vendosur në mënyrë të dyshimtë në pavijonet e femrave në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara brenda ShKK-së.

Ministrja Albulena Haxhiu dhe Fatlinda Mustafa, u.d. e drejtoreshës në QK për gra, Lipjan

Sipas burimeve të Paparacit, kamerat kanë vëzhguar gratë që vuajnë dënimet në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Veprimet paraqesin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe shkelje të privatësisë së qytetarëve, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ali Gashi, ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ka refuzuar të flasë, i kontaktuar nga Paparaci të martën.

Ai, ka thënë se ndodhet në një takim. Ka fikur telefonin.

Për rastin, është shprehur të mos jetë në dijeni as zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai i ka sugjeruar Paparacit të drejtohet për sqarime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

E suspenduara, drejtoresha në detyrë e Qendrës Korrektuese për Gra në Lipjan, Fatlinda Mustafa është emëruar në krye të qendrës vitin e kaluar.

Emërimi i saj ishte proklamuar si sukses nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Qendra Korrektuese për gra në Lipjan, për herë të parë do të drejtohet nga një grua”, kishte thënë ministrja Haxhiu me rastin e emërimit të Mustafës në krye të Qendrës Korrektuese për gra.

Qendra Korrektuese e Kosovës funksionon pa drejtor gjeneral që nga muaji maj i vitit të kaluar, kur ish-drejtori Nehat Thaçi ishte pezulluar nga puna, e më pas ishte shkarkuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate