Vrasja e 19-vjeçarit grek në Selanik të Greqisë, nuk ka përfunduar ende si çështje. Edhe pse janë arrestuar disa persona nga grupi i huliganëve që e goditën për vdekje, autori i dyshuar është ende në kërkim.
Bëhet fjalë për Roxhers Demirazin, 20-vjeçarin shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas mediave greke i riu me origjinë nga Korça, por i lindur në Greqi ka arritur të largohet drejt Shqipërisë.
Ai ka kaluar pa asnjë problem nga pika kufitare e Kakavijës pasi nuk ka qenë i shpallur në kërkim ende nga policia greke e tani edhe nga ajo shqiptare.
Ka dyshime se i riu shqiptar mund të jetë i fshehur tek të afërmit në Korçë, në vendin e origjinës së prindërve.
Edhe pas kontrolleve tek të afërmit, policia nuk e ka gjetur.