Detaje të reja nga arratisja e bujshme në Greqi. Zbulohen dy nga katër emrat e shqiptarëve të zhdukur.
Deri më tani mësohet se njëri prej tyre është Olis Thoma Prifti, 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli, ndërsa tjetri është 32-vjeçari nga Divjaka, i identifikuar si Ardian Meta. I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur me mbiemrin B… Por më shumë detaje të tjera nuk dihen. Po ashtu, mësohet se është pakistanezi, ai që është dënuar për vrasjen e tre personave.
Prifti është dënuar në vitin 2016 për disa vepra penale: ‘pjesëmarrje në grup kriminal’, ‘grabitje’, ‘grabitje me pasojë vdekjen’, ‘vjedhje’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim arme. Por në 2016 ra në pranga pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. Ndërsa i riu tjetër është i prangosur për trafik droge.