Kjo është fotoja e Roxhers Demirazit, 20-vjeçarit shqiptar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik mëngjesin e së martës.
Ngjarja ndodhi në zonën e Charilou të Selanikut nga një grup huliganësh të klubit të PAOK-ut.
Sipas të dhënave policore rezulton se vrasja u krye nga një armë mprehëse tip ‘kosë’ e cila është përdorur dhe në incidente të tjera nga grupi i ultrasve “Bicepsi i Veriut”.
Policia ka shpërndarë foton me të dhënat e të riut.