12/28/2025 8:18:29 AM

Osmani merret me “auditime”, Serbia bindi 16 kongresistë t’i shkruajnë Bidenit në favor të saj

Duhet të lexoni

Përderisa në Kosovë po bëhet një luftë e paparë mes akterëve politikë dhe vendi ka diplomacinë më të dobët që mbahet mend ndonjëherë, Serbia i ka bindur 16 kongresistë që t’i shkruajnë presidentit amerikan, Joe Biden, në favor të saj.

Një letër e publikuar gjatë mbrëmjes së të shtunës, e nënshkruar nga 16 kongresistë, ka bërë që gjithë mediat serbe të lavdërohen për miqësinë e pretenduar 140 vjeçare me SHBA-në, përcjell Demokracia.com.

16 kongresistët e kanë lutur presidentin Biden që t’i thellojë edhe më shumë lidhjet mes SHBA-së dhe Serbisë.

Letra, e cila përmban rreth një mijë fjalë, përbëhet nga lëvdata të mëdha që Serbia i ka bërë vetvetes dhe lidhjes së saj me SHBA-në, duke përmendur këtu edhe një veprim të ish-presidentit amerikan, Woodrow Wilson.

“Që ta tregojë solidaritetin amerikan me Serbinë, presidenti Woodrow Wilson kishte ngritur flamurin serb mbi Shtëpinë e Bardhë. Siç kishte thënë pas këtij veprimi Presidenti Wilson, “Përderisa territori i tyre është shkatërruar dhe shtëpitë e tyre janë prishur, shpirti i serbëve nuk është thyer”, thuhet në këtë letër, përcjell Demokracia.com.

Kjo deklaratë e nënshkruar është bërë duke u thirrur në një aleancë të afërt të Serbisë dhe SHBA-së gjatë luftës së Parë Botërore dhe luftës së Dytë Botërore, ku pretendohet se kishin luftuar krah për krah që ta mbrojnë Evropën dhe botën.

Serbia lobimin e saj e ka vazhduar edhe në një aspekt tepër të rëndësishëm për SHBA-në, duke pretenduar se ka pasur rritjen ekonomike më të madhen në Evropë.

“Ekonomikisht, Serbia ka rritjen më të madhe në Evropë dhe papunësia është ulur përgjysmë që nga viti 2012… Kompanitë amerikane kanë kontribuuar në suksesin e ekonomisë serbe me rreth 4 miliardë investime, që kanë të punësuar mbi 20.000 persona përgjatë vendit. Këto kompani përfshijnë NCR, Ball Packaging, Coca-Cola, Microsoft, Oracle, Fis, IBM”, thuhet në këtë letër, përcjell Demokracia.com.

E gjithë kjo ka ndodhur derisa Kosova po përballet me krizën energjetike, situatë në të cilën është gjendur më së dobëti në Evropë.

Përveç kësaj është shënuar edhe rritje e çmimeve pothuajse në të gjithë sektorët, sidomos në atë energjetik dhe të konsumit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përveç që po merret me ish-ambasadorë dhe “auditime”, nuk ka pasur asnjë agjendë të rëndësishme për forcimin e subjektivitetit shtetëror. Në anën tjetër, edhe performanca e ish-vartëses së saj Donika Gërvallës si kryediplomate e Kosovës lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar.

Përderisa Serbia e ka shtuar lobimin e saj edhe në vendet më mike të Kosovës, kryediplomatja e Kosovës vazhdon të merret risistemim të punonjësve brenda MPJD-së. /Demokracia.com/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate