Shtëpia e Klodian Çalamanit ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në fshatin Grecalli të Fierit.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por dyshohet se ajo ka lidhje me vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu një javë më parë.
•Fier/ Informacion paraprak
Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit Klodian Çalamani, 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.