Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl i ka replikuar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se kur do të shënojë rezultate konkrete nga angazhimi i tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka arritur sa i përket njohjes së Kosovës nga shtetet e BE-së dhe nga Serbia.
“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.