10/3/2025 2:22:26 PM

?KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarit të Kosovës

Duhet të lexoni

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) edhe një herë ka apeluar qeverinë dhe deputetët e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme sa i përket shtrenjtimit të rrymës, përmes së cilës mbrohet interesi i qytetarit të Kosovës ose në të kundërtën paralajmëron se do të vijë deri tek përshakllëzimi i situatës.

KMDLNj në një komunikatë për media ka thënë se propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kw është përtej pritjeve më optimiste të KEDS, dhe se Qeveria e Kosovës dhe deputetët nuk duhet ta mbështetshin këtë diskriminim.

“Sipas KMDLNj aktualisht duhet të bëhen dy gjëra për ta mënjanuar përshkallëzimin; e para duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe, e dyta, duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese! Po bëhet një luftë e ndyrë për qëllime politike me çmimet e reja të rrymës duke e vënë qytetarin në situatë të sikletshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas KMDLNj-së, ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve.

“Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kË është përtej pritjeve më optimiste të KEDS, një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës. ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve mirëpo, kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur dhe nuk është as sot por ka shërbyer si profaturë e vendimeve të qeverive të mëparshme sikur që i shërben edhe qeverisë aktuale. Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjensi e “pavarur” që mbrojë interesat e KEDS-it, të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkelë interesin e qytetarëve të Kosovës sikur që padënueshëm promovon dhe shkel të drejtat e njeriut duke ndarë konsumatorë në baza etnike, serbët janë të privilegjuar duke mos e paguar as edhe një cent të vetëm për rrymën e shpenzuar kurse konsumatorët tjerë, të të gjitha përkatësive etnike, pagues të rregulltë dënohen dhe kërcënohen me ngritje të reja të çmimeve e që janë të papërballueshme”, thotë KMDLNj.

KMDLNj thërret të gjthë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve duke mbrojtur në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Nëse Qeveria e Kosovës e miraton kërkesën e paarsyeshme të ZRRE për shtrenjtim të madh dhe çasje diferencuese dhe raciste që e ka kjo agjensi e ” pavarur ” duke ndarë konsumatorët ekskluzivisht sipas parimit etnik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet, në asnjë mënyrë ta lejojnë këtë aq më parë që Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet Qeverisë por është e kundërta. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRRE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRRE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin aparteidin në Kosovë. Deklarata e një deputeti të Kosovës se : ‘me pagesën e rrymës për serbët e Veriut , po e paguajmë sovranitetin e Kosovës…’ përveç se është e pamoralshme dhe në kundërshtim me mandatin e deputetit, paraqet edhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në reagim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate