10/2/2025 8:47:49 AM

Këto janë datat kur në Kosovë ishin temperaturat më të ulëta

Duhet të lexoni

Sot parashihet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave, ndërkaq në mëngjes temperatura ishte – 18C.

Sipas faqes Prishtina Weather, acari polar e ka përfshirë Europën juglindore, ndërkaq temperaturat më të ulëta në Kosovë janë shënuar më 26 janar 2000, -29.2C.

Ndërkaq, në janar të vitit 1985 në Prishtinë ishte shënuar temperatura -27.2C.

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.  Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta.

“Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave.  Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C.  Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

“Mirëpo ngricat u shtrinë edhe nga Shqipëria, deri në bregdet, -4C u regjistrua temperatura minimale në Durrës e -5C në Vlorë, e krejt në jug në Sarandë -2C.  Më në brendi u regjistruan temperatura prej -8C në aeroportin e Tiranës, -5C në qytet në Tiranë, me -8C ishte Kuçova si dhe Gjirokastra, -6C Shkodra, e vendet më të ftohta ishin Korça e Peshkopia me -13C.  Ngricat prekën edhe Ulqinin me -3C, Podgoricën me -3 e -1C, ndërkaq vendi më i ftohtë në rajon ishte Sjenica me -25C”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate