9/30/2025 9:56:53 PM

‘Ku t’i marrim 30 euro për PCR që ta kalojmë kufirin, për vaksinën e tretë nuk e kemi kohën’

Duhet të lexoni

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që kërkon nga qytetarët që duan të hyjnë në shtet të paraqesin dëshminë e vaksinimit kundër koronavirusit me tri doza, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët e shteteve fqinje të Kosovës.


Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës, më 21 janar, ka miratuar masa të reja kundër pandemisë.

Sipas tyre, qytetarët që hyjnë në Kosovë, duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Ata që nuk e kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Disa qytetarë të Kukësit të Shqipërisë – qytet afër kufirit me Kosovën – kanë protestuar të hënën në pikën kufitare të Morinës, që lidh dy vendet.

“I kemi bërë dy vaksina. Ata kërkojnë të tretën. E treta nuk bëhet nëse nuk e ka kohën, [domethënë] pa u bërë gjashtë muaj”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Afrim Muja, njëri nga protestuesit.

Sipas tij, ky është problem i shkaktuar nga Qeveria e Kosovës.

“Ky është problem qeveritar. Vetëm në Kosovë e kemi këtë kusht, se në shtetet e tjera jo, as në Greqi, as në Maqedoni [të Veriut] nuk e kemi këtë kusht”, ka thënë ai.

Organizatori i protestës, Rakip Matmuja, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kushtet e hyrjes në Kosovë, ka shkaktuar problem për shumë qytetarë.

“Ne e kemi një protestë paqësore për t’i kërkuar Qeverisë së Kosovës, presidentes, kryetarit të Parlamentit, që të hiqet vaksina e tretë [si kusht për hyrje në Kosovë]. Të njihet dokumenti i shtetit shqiptar, certifikata e vaksinimit, të hiqet tamponi [testi për koronavirus], njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka thënë ai.

“Po kërkojnë PCR. Ku t’i marrim ne 30 euro për PCR që ta kalojmë kufirin”, ka thënë Fatjon Matmuja, i cili po ashtu ka protestuar në Morinë.

Por, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës e ka arsyetuar marrjen e vendimit për masat e reja, duke thënë se ai është bazuar në situatën epidemiologjike në vend.

“Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshëm më të ulët për t’u infektuar, derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, pas monitorimit të situatës epidemiologjike, masat mund të rishikohen deri në fund të javës.

Kosovës i ka kërkuar lehtësira për qytetarët e saj, gjatë kalimit të kufirit, edhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Bekim Sali, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës paraqet pengesa të mëdha për lëvizjen e qytetarëve drejt Kosovës.

Sali ka thënë për Radion Evropa e Lirë se e mirëkupton vendimin e autoriteteve në Kosovë, por, sipas tij, “duhet gjetur modalitet që, krahas shëndetit të qytetarëve, të mos pengohet edhe lëvizja e lirë e tyre”.

Një ditë më parë, ministri Sali ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi, për të rishqyrtuar masën e fundit.

“Kolegut Latifi ia shpreha brengën që kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë lidhje familjare, të biznesit dhe detyrime tjera që i lidhin me Kosovën dhe kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm”, ka deklaruar Sali.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ta kushtëzuar hyrjen në territorin e Kosovës me dozën e tretë të vaksinës apo me test negativ, e vështirëson dukshëm lirinë e qarkullimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Masat e domosdoshme për mbrojtje nga pandemia COVID-19 nuk duhet ta kufizojnë lirinë elementare të qarkullimit të lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët Kosovën e kanë destinacionin parësor”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka marrë vendimin për forcimin e masave pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Rritja më e madhe ka nisur gjatë javës së kaluar.

Për dallim prej muajit dhjetor, kur rastet ditore kanë qenë njëshifrore, këtë muaj ato kanë arritur në qindra dhe mijëra.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë afro 20,000.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate