9/30/2025 4:57:01 PM

Vrasja e 40-vjeçares nga ish-partneri, motra: Mbesa thotë ‘babi ma ka çuar mamin te Zoti’

Duhet të lexoni

Më 9 janar një breshëri plumbash i mori jetën një gruaje. Xhuliana Topalli, 40 vjeçe u vra nga partneri i saj Nikolin Hila, me të cilin ishte ndarë e bashkuar disa herë dhe ishin prindër të një vajze 5 vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, teksa motivi dyshohet të jetë mospranimi nga ana e viktimës për t’u rikthyer me ish-partnerin e saj.

Në News24 gjatë një komunikimi me familjarët e të ndjerës, mësoi detaje nga momenti i ngjarjes, një ngjarje që ka ndodhur në sy të fëmijës 5 vjeç dhe prindërve të së ndjerës, madje ata pohuan se vajza ka ndërruar jetë në duar të nënës së saj.

Ky krim tronditi jo vetëm opinionin publik por gjithë banorët, si dhe në gjendje të rëndë psikologjike ndodhen familjarët e të ndjerës, kryesisht nëna e saj të cilës i ndërroi jetë në duar. Të shqetësuar familjarët edhe për vajzën 5-vjeçare e cila pa me sy atë që bëri babai i saj ndaj nënës. Asnjë psikolog deri më tani për vajzën. Ndërkohë që sot në studio ka ardhur rrëfimi i familjarëve të saj dhe autorit të krimit.

Motra e viktimës tha se motra kishte bashkëjetuar për 6 vite me Nikolin Hilën dhe prej 2-3 vitesh ishin ndarë dhe se ish-partneri vinte e merrte vajzën një herë në dy javë.

“Gjendja është shumë e rëndë në familjen time, prindërit e mi janë të tronditur. Ai ka ardhur ka kërkuar të marri vajzën, babi e ka nxjerr vajzën, po ai ka kërkuar motrën madje ka thënë se është veshur me një xhup të hollë. Në atë kohë del motra dhe ai i ka thënë pse doli babai dhe jo ti, dhe aty ka nxjerr automatikun dhe e ka shkrepur mbi trupin e motrës, ajo dha shpirt duke i shtrënguar gishtat mamit. Ky ishte momenti fundit të saj. Atë ditë ishte ora 4 e gjysmë pasdite, pasi vinte një  herë në dy tre javë dhe e merrte”, rrëfeu motra e viktimës.

Ajo tregoi edhe si ishin njohur dhe se ndarja kishte ardhur pas dhunës së vazhdueshme, por se çifti ishte bashkuar sërish pasi Hila kishte këmbëngulur duke i dërguar njerëz të ndryshëm për pajtim, madje dhe priftin. Dhunën sipas motrës së viktimës e ka parë dhe mbesa 5 vjeçe.

“Ata kanë bashkëjetuar 6 vite bashkë dhe po bëjnë rreth dy vite të ndarë nga kjo bashkëjetesë. Ata janë njohur me dashuri me njëri- tjetrin, dhe motra i ka treguar babit se është njohur me këtë djalë dhe se ka menduar ta prezantojë në familje. Babi e ka pranuar sepse çdo prind do të mirën e familjes. Ai në fillim ka kaluar shumë mirë, por pastaj motra nuk e denonconte dot sepse ai e kërcënonte se do vriste vëllain, i thoshte do të mbyt prindërit. Çdo natë e terrorizonte motrën sepse ai punonte me një furgon dhe shkonte lart e poshtë.

Motra nuk dëshironte që të shkonte më tek ai person sepse mbi 4 herë ka ikur dhe është kthyer. Ai gjithmonë sillte njerëz të afërm, sillte priftin që t’i kërkonin motrës të kthehej përsëri në atë shtëpi. Ai nuk ka pasur marrëdhënie të mira me vajzën se ajo shikonte që ai e dhunonte në sy të saj. Vajza dhe motra jetonin në një shtëpi por ai edhe pse kishte vajzën prezent nuk pyeste. Motra i ka thënë se nëse do vajzën kur iku  nga shtëpia ta jap me mirëkuptim dhe nuk ka shkuar as në gjykatë as ka kërkuar kujdestarinë e saj sepse donte ta gjente me mirëkuptim. Atë natë ai i kërkoi motrës që të rikthehej në shtëpi sërish, motra nuk ka pranuar dhe e gjithë kjo ka ndodhur për 5 minuta. Deri tani nuk ka mburritur asnjë psikolog në shtëpi, vajza thotë gjatë  gjithë ditës që ‘babi ma ka çuar nënën te zoti’ vajzën e kemi çuar vetëm te prifti i zonës tonë, por është shumë keq”, tha motra.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate