Radoje Zvicer është personi që mendohet se do të kryente atentatin ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Krimineli nga Mali i Zi kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.
Atentati ishte parashikuar të kryhej në muajin shkurt ndërsa për eliminimin e kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper.
Mediat serbe thonë se arma do të cmontohej për të mos lënë asnjë gjurmë.
Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin.