Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali ka telefonuar homologun e tij kosovar Rifat Latifin, për të diskutuar rreth masave të reja kundër COVID-19,.
Bekim Sali ia ka shprehur homologut të tij nga Kosova brengën e qytetarëve, të cilët thuhet se janë kufizuar ndjeshëm nga kjo masë.
“Po ashtu, kolegut tim ia përcoll? edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm”, ka njoftuar Sali përmes Facebook.
Ky është shkrimi i tij e plotë:
Sot, kisha një bisedë telefonike me kolegun tim nga Kosova, ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me ç’rast diskutuam për masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë në këtë shtet.
Shpreh? mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit.
Po ashtu, kolegut tim ia përcoll? edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.
Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë