Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Irlandë, ku dy të burra po bartnin një kufomë në një postë për të tërhequr pensionin e tij, transmeton Gazeta Metro.
‘The Guardian‘ ka shkruar për një ngjarje aspak të zakonshëm që ka ndodhur në Irlandë, ku dy persona kanë bartur në krahë një person të vdekur duke u futur në postën e qytetit Carlow të Irlandës për të kërkuar pensionin e personit të vdekur, por që punonjësit e postës nuk e kanë dhënë pensionin dhe kanë theksuar se ai tërhiqet vetëm nga personi përgjegjës.
Menjëherë pasi kërkesa e tyre është refuzuar ato janë larguar dhe janë kthyer në ambientet e postës më pas me kufomën e burrit.
Menjëherë pasi personeli ka njoftuar policinë ato janë larguar nga vendi duke lënë pas trupin e pajetë në postë. Të ndjerin arritën ta identifikojnë menjëherë punonjësit pasi e njihnin prej kohësh.