19-vjeçari që u aksidentua dy ditë më parë në zonën e Malësisë së Madhe në rrugën Shkodër-Hani i Hotit nuk i ka rezistuar plagëve dhe ka gjetur vdekjen.
Ladimir Bushati po udhëtonte me makinën e tij Citroen ka dalë nga rruga.I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
I nderi Bushati, ishte banues në në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe.
Njoftimi i dy ditë më parë i policisë
“Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve,”- bën me dije policia.