9/23/2025 5:31:35 PM

Dëshmia tronditëse e 17 vjeçares shqiptare që u përdhunua nga prifti grek

Duhet të lexoni

Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i një prifti në Greqi i cili akuzohet se ka përdhunuar për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare. Prifti 37-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 17 -vjeçare që u abuzua seksualisht.


Në 17 faqet e dëshmisë që e mitura ka dhënë më 9 nëntor 2021, në prani të një psikologeje, ka rrëfyer makthin që ka përjetuar. E mitura ka përshkruar me detaje aktet e tmerrshme nga prifti 37 vjeçar i kishës së Kato Patisias, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Kur fillova të shkoja në shkollën e mesme, nuk  mora pjesë më në katekizëm. I thashë mamit që nuk doja të shkoja më dhe ishte periudha kur filloi pandemia dhe isha e vetme në shtëpi.

Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja. Ky njëri më përdhunoi jo vetëm trupin por edhe shpirtin.”

Sipas dëshmisë së vajzës, gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit. Ai më mbylli në kishë dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin. Dhe pas kësaj ka marrë gruan në telefon sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke i thënë se po kërkonte ti blinte një lodër djalit prandaj ishte vonuar, raporton abcnews.al

Vajza mes lotësh tregon se prifti e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do të fliste.

“Mendova se isha vetëm në këtë situatë dhe se asgjë nuk do të ndryshonte.”  Por kur fola me shoqen time të ngushtë, kuptova se pranë vetes kisha edhe njerëz që mund të më ndihmonin.”

Menjëherë pas kësaj, 17 vjeçarja mblodhi forcat për të treguar historinë e saj fillimisht shoqes së saj, më pas nënës së shoqes së ngushtë dhë në fund raportoi në polici. Një tjetër nga detajet tronditëse që vajza i ka rrëfyer autoriteteve ishte fakti që prifti i ka dërguar gjithashtu foto nudo duke i kërkuar të miturës të bënte të njejtën gjë.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi, por deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate