9/22/2025 5:32:45 AM

B2-shi pritet të rikthehet në prodhim kah mesnata

Duhet të lexoni

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit, dhe diku në orët e pasditës i njëjti do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të kyqet dhe të nisë prodhimin.

Zyrtarët e KEK-ut kanë njoftuar sot se Blloku B2 i Kosovës B do të startojë së funksionuari pas reahabilitimit teknik sot pasdite, ndërsa do të futet në prodhim, të prodhojë energji elektrike diku kah mesnata.

Dje është paralajmëruar se ky kapacitet shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe për furnizim të konsumit të Kosovës në këtë kohë të mungesave evidente të rrymës, do të rikthehet sot në mëngjes në prodhim. Mirëpo, prolongimi për disa orë i rikthimit të këtij blloku është bërë për shkak të testimit më të gjithanshëm të stabilimenteve të tij, pas remontit që zgjati 39 ditë, ose që nga 14 dhjetori kur ndali punën pasi që u konstatua defekti teknik.

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit, dhe diku në orët e pasdites do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të kyqet dhe do të nisë prodhimin.

Në këtë mënyrë, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kah mesnata konsumi i Kosovës do t’i ketë edhe 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, gjatë ditës së premte është punuar kryesisht në finalizimin e të gjitha punëve, edhe atyre më të imtave dhe më të skajshme dhe në verifikimin e punëve remontuese që janë duke vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Gjithçka rreth remontit tashmë është kryer, pra të gjitha punët rreth riparimit të defektit që largoi për mbi një muaj nga puna këtë njësi prodhuese të rrymës janë finalizuar dhe pas testimeve të fundit, sot kah mesnata B2-shi do të rikthehet në prodhim”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut për Buletinin Ekonomik.

Siç është informuar publiku shumë herë që nga 14 dhjetori i vjetshëm, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar një kontratë në vlerë 248 mijë e 650 euro për angazhimin edhe të ekspertëve të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ultë në Njësinë B2 të termocentralit B.

Fituese e kontratës është “GE Steam Power Service France Representative Office in Kosovo” dega në Kosovë, me të cilën është nënshkruar kontrata përmes procedurës së negociuar më 23 dhjetor. Financimi është bërë me mjete vetanake të KEK-ut ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 21 ditë, që do të thotë përafërsisht është përmbushur afati i kryerjes së punëve remontuese sipas kontratës.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës është theksuar që KEK-u nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballojë këtë avari me forcat e veta, prandaj është i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve nga Gjermania të GE, të cilët njëherësh janë prodhuesit e turbinës.

Blloqet e termocentraleve Kosova B, përkatësisht termocentali Kosova B, sado që tashmë është goxha “i moshuar”, ka filluar punën që më 1979, është shumë i rëndësishëm, madje sipas ekspertëve, është qenësor në prodhimin e rrymës për konsumin kosovar. Bashkarisht, të dy blloqet, kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Pra, prej të dielës konsumit të Kosovës do t’i shtohen 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate