9/21/2025 8:05:58 PM

Doni të udhëtoni për në Kosovë? Ja çfarë duhet të keni me vete

Duhet të lexoni

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës, për udhëtimet në kushtet e Covid-19 duke filluar nga sot 22 janar deri në datën 4 shkurt 2022.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të disponojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

1.Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson&Johnson) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ, jo më herët se 48 orë para nisjes për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare për ata që hyjnë në rrugë tokësore.

Nga kërkesa për të paraqitur ndonjërën nga dëshmitë e përmendura më lart, përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda 3 orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohet nga vendi brenda 3 orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

Personat nën moshën 12-vjeçare;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës, janë të detyruar të kryejnë karantinim në kushte shtëpie, për një periudhë prej 7 ditësh, që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione, nuk janë të detyruar të kryejnë vaksinim.

Këta persona duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Personat nga mosha 12 deri në 16-vjeç, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate