9/19/2025 12:24:46 PM

Serbia rikthen tregun kosovar, 300 milionë euro mallra u importuan nga atje gjatë vitit 2021

Duhet të lexoni

Gjatë vitit që lamë pas Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro.

Derisa top pesë vendet kryesore nga janë importuar mallrat në vendin tonë, pas Gjermanisë është edhe Serbia, e cila shënon rritje në vitin 2021, në 300 milionë euro, krahasuar me vitin 2020, ku importi prej Serbisë ishte 174 milionë euro.

Për rikthimin e tregut kosovar nga Serbia pas reciprocitetit dhe rënien e trendit të eksportit me këtë shtet, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se nga Serbia dominojnë dy industri kryesore të cilat eksportohen drejt Kosovës, industria ushqimore, si dhe industria e materialit ndërtimor.

“Në aspektin e importit të produkteve nga Serbia, gjatë vitit 2021, kemi pasur në vlerë të mallrave rreth 300 milionë euro që paraqet një ulje në krahasim me periudhën paraprake. Në kohën kur Serbia ka eksportuar mallra drejt Kosovës vite më parë ka qenë deri 450 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kjo paraqet një ulje në këtë aspekt. Derisa sa i përket eksportit të produkteve tona ka rënë drejt shtetit serb. Në vitin 2021, kemi pasur vetëm rreth 2 milionë euro eksporte drejt Serbisë më 2021[…]Krahasimi me periudhën kur ka pasur reciprocitet ose kur ka bllokadë ose zero import prej Serbisë, normal që është trend rritës”, theksoi Stavileci.

Zëdhënësi Stavileci ka treguar se cili shtet prinë me produktet e eksportuara drejt Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Doganës, tri produktet kryesore të importuara në vend mbesin nafta, cigaret dhe automjetet.

“Sa i përket importeve, ne kemi produkte kryesore që Dogana i identifikon në aspektin sasior dhe të vlerës. Janë kryesisht derivatet e naftës, pastaj cigaret, si dhe automjetet. Këto janë top tri produktet të cilat importohen më së shumti në Kosovë. Derisa sa i përket eksportit, mund të themi se deri në vitin 2020, kanë prirë çeliku dhe mbetjet e ndryshme. Deri në këtë vit (2021) kemi një ndryshim, ku mobilieria apo artikujt e mobileve kanë arrit ta tejkalojnë. Tani mobilieria paraqet rreth 21 për qind të eksporteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Pastaj gjithashtu ka një ngritje edhe te pijet e ndryshme si pijet joalkoolike dhe ato alkoolike, të cilat paraqesin rreth 5 për qind të eksporteve, si dhe produktet të ndryshme të prodhuara nga druri”, thotë ai.

Ndryshe, për herë të parë Kosova, gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje të eksportit të mallrave në vlerë totale 62 për qind.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate