Qeveria e Kosovës sonte ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të pandemisë, shkruan FrontOnline.
Sipas vendimit të Qeverisë me qëllim të mbrojtjes nga Covid-19, qytëtarët obligohen të bartin maskën në të gjitha rastet, përveç gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike; Gjatë ngrënies apo pijes.
Kujtojmë se kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
Masat e miratuara hyjnë në fuqi nesër, me 22 janar 2020 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.