9/17/2025 11:58:57 AM

Zëvendësministri i Mbrojtjes: FSK-ja shumë shpejt do të pajiset me helikopterë

Duhet të lexoni

Duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri të i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Madje është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në debatin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol.

Syla tha se anash nuk do të mbesë shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së, për të cilët tha se do të shkollohen jashtë vendit.

“Është shumë me rëndësi që për gjashtë muaj i riu të jetë i përgatitur për siguri. Në një punë sistematike në reparte ushtarake gjashte muaj do të ishte për ne shumë e rëndësishme. Në anën tjetër duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen vendit, është e rëndësishme që çdo i ri të i dalë në mbrojtje vetes dhe të tjerëve. Duke marr parasysh krejt këtë, në të ardhmen është e domosdoshme të bëjmë shërbim të detyrueshëm”, ka thënë Syla.

Ai ka folur edhe për rrezikun e armatimit të Serbisë. Teksa ka folur për këtë, ai ka thënë se Kosova shumë shpejtë do të pajiset me helikopterë.

“Ne jemi në prag që shumë shpejt të pajisemi me helikopterë. Në vitin që shkoi, me 400 kadetë i kemi plotësuar kuadrot dhe kjo shkon në kapacitet. Ndërsa për këtë vit 820 rekrutë do pranohen në Forcat e Sigurisë”, tha Syla.

Sukses, Syla e konsideron performancën gjatë operacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Të njëjtën thotë se e kryen në strehimin e refugjatëve afganë dhe ndihmës që i bënë qytetarëve gjatë procesit të vaksinimit nëpër fshatra të thella.

“Ushtarët tonë treguan performancë të jashtëzakonshme. Ushtarët tanë kryen operacion të jashtëzakonshëm për strehimin e refugjatëve afganë. Për herë të parë në një stërvitje në Evropë dhe Afrikë në 20 shtete ne ishim pjesë dhe treguam sukses të mirë. Ne kemi pas punë të mëdha në mbështetje të autoriteteve civile. Në fazën e pandemisë ne ishim në mbështetje të organeve tona për të mbështetur vaksinimin në shumë qytete e fshatra dhe ndihmesa të tjera”, ka thënë ai.

Sfidë për këtë institucion të sigurisë, tha Syla, është deminimi dhe frika e bombave të pashpërthyera.

Për hyrjen e FSK-së në NATO, zëvendësministri tha se fokus është ndihma që do të na bëjnë shtetet që FSK-ja të jetë anëtare e kartës se Atlantikut. “Ne gjithmonë e kemi ngrit këtë çështje që të jemi pjesë e forumeve. Ku për rrugën në NATO duhet plotësuar disa kushte. Jemi drejt rrugës së duhur. Është rrugë e gjatë dhe e drejtë. Gjithnjë synimet tona janë të qarta dhe një prej objektivave të ministrit është ta kemi kontrollin civil, llogaridhënien dhe transparencën. Në këtë drejtim ne kemi punuar ngushtë që brenda FSK-së llogaridhënia të jetë prezente”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Syla./EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate