“Ta luftojmë me hapje të kontrolluar, sa herë kjo qeveri është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, nëse shkojmë direkt në izolime të proklamuara ashtu siç ka thënë qeveria , më mirë ta shpall falimentimin e saj të japë dorëheqje dhe të vijnë njerëz që janë kompetent”.
Zemaj ndër të tjerash ka shprehur shqetësimin e LDK-së për situatën me pandeminë, duke thënë se Kosova po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me Omicron dhe gripin sezonal.
“Nga paaftësia e tyre enorme qeverisëse ka rritje enorme edhe të rritjeve të rasteve pozitive. I bëjmë apel Qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë dhe me trajtimin e parandalimit të gripit sezonal. Punëtorët shëndetësorë janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Mungesa e përkrahjes nga Qeveria edhe me medikamente sa bëhet edhe më e rënduar”.
“Ia kemi thënë Qeverisë, lufta kundër pandemisë duhet të jetë prioritet. Ky kryeministër ka besuar dhe proklamuar se me ardhjen e tij në pushtet edhe Covidi ka filluar të zhduket. Kjo qeveri u tregua e paaftë ndërsa me qytetarët e padrejtë. Me keqmenaxhimin e saj gati sa nuk na infektojë të gjithëve. Kjo qeveri që heronjtë e luftës kundër pandemisë i ka trajtuar me lëmoshë, kjo qeveri që ka ulur buxhetin për Ministrin e Shëndetësisë afërsisht më pak se 60 milionë euro. Kjo qeveri i largoi në pikun e pandemisë afër 600 profesionistë shëndetësorë. Në kohën kur më së shumti na duheshin vaksinat, ajo i hidhte. Ka dëshmuar mungesë respekti për punën e profesionistëve shëndetësorë, ata po ikin jashtë vendit si kurrë më parë, është pasojë e kësaj qeverie në ulje të shpresës dhe zhvillim të thellë nga pritjet e mëdha që ishin. Mosndërrmarja e masave në kohë, e rëndon gjendjen”, tha ai.