9/14/2025 5:49:58 PM

Iu bë atentat para 2 ditësh, ndërron dëshminë biznesmeni Lulëzim Masha

Duhet të lexoni

Biznesmeni Lulëzim Masha nuk i ka qëndruar deklarimeve të fillimit pasi makina e tij ML u qëllua me pistoletë në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë, ditën e martë. I rimarrë sërish në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte që në ambientet e shkollës “Wilson” ku ai vetë administron.

Sipas tij nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka konsideruar si ndonjë problem. Masha ka dhënë detaje të pamjes së të riut para grupit hetimor, ndërsa sipas tij personi që ka qëlluar kur ai ishte në lëvizje me makinën e tij, kishte ngjashmëri me atë që e ka vëzhguar tek shkolla.

Një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele. Në mesin e shumë të pyeturve në lidhje me ngjarjen është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Për këtë shkak, hetuesit kanë dyshime se ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe gjithçka të ketë ndodhur për hakmarrje.

Aktualisht, personi që ka qëlluar me armë nuk është identifikuar akoma, ndërsa në fokus vijojnë të jenë kamerat e sigurisë rreth e përqark Liqenit Artificial, nga ku është larguar. Në dëshminë e fillimit, Lulëzim Masha pretendoi se ishin dy të rinj që po ziheshin me njëri-tjetrin dhe plumbat e kapën mjetin e tij rastësissht dhe nuk e njihte.

“Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, qëlloi dhe u largua, ishte ezmer dhe me mjekër. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. S’isha unë objektivi”, tha Masha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate