Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. I riu, i identifikuar si Erind Shyteriqi, u gjet i pajetë nga prindërit në gjumë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut, por për këtë po punon ekspertiza mjeko-ligjore.
I riu nuk vuante nga sëmundje të tjera por ishte mbipeshë. Mjekët thonë që vdekja e menjëherëshme mund të ketë shkaqe që lidhen me zemrën.