9/17/2025 12:27:33 PM

Pse shpërthimi në Tonga ishte aq i madh dhe çfarë do të ndodhë tash?

Duhet të lexoni

Njerëzit anembanë botës kanë parë me shqetësim imazhet satelitore të një vullkani nënujor, që ka shpërthyer fundjavën e kaluar në Paqësor.

Shumë kanë pyetur veten së përse shpërthimi në ishullin Tonga ka qenë aq i madh, si është ndjekur nga cunami dhe çfarë do të ndodhë tani?!

Shkencëtarët nga Zelanda e Re, Shane Cronin, profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Auklandit, dhe Emily Lane, eksperte për cuname në Institutin Kombëtar të Ujit dhe Kërkimeve Atmosferike, japin disa shpjegime:

Shpërthyes, por i shpejtë

Vullkani i së shtunës ka qenë tepër shpërthyes, por shpërthimi ka qenë relativisht i shpejtë

Shtëllunga e hirit është ngritur më shumë se 30 kilometra në ajër, por shpërthimi ka zgjatur vetëm rreth 10 minuta – ndryshe nga disa shpërthime të tjera të mëdha që mund të vazhdojnë me orë të tëra.

Cronin thotë se fuqia e shpërthimit të vullkanit në Tonga renditet ndër më të mëdhatë në botë në 30 vjetët e fundit, ndërsa lartësia e shtëllungës së hirit është e krahasueshme me shpërthimin e madh të vullkanit në malin Pinatubo në Filipine, në vitin 1991. Qindra njerëz kanë mbetur të vdekur nga ky shpërthim.

Përse aq i madh?

Magma brenda vullkanit ka qenë nën presion të madh dhe ka pasur gazra të bllokuar brenda saj.

Cronin thotë se krateri ka qenë rreth 200 metra nën sipërfaqen e detit. Kjo thellësi ka bërë që uji i detit të derdhet në vullkan dhe të kthehet menjëherë në avull, duke e rritur shpejtësinë dhe energjinë e shpërthimit.

Cunami pasues

Një tjetër mister është se përse cunami nuk ka qenë më i madh dhe më shkatërrues në Tonga?!

“Kjo është pyetje prej një milion dollarësh”, thotë Cronin.

“Duke i parë imazhet e deritanishme, niveli i shkatërrimit është më i vogël seç kam pritur”, shton ai.

Deri të mërkurën, autoritetet në Tonga kanë konfirmuar tri viktima. Shqetësime mbeten për njerëzit në disa ishuj më të vegjël, të goditur rëndë. Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar atje.

Lane thotë se qytetarët e Tongës kanë marrë së paku paralajmërime, si nga aktiviteti i shtuar në vullkan një ditë para shpërthimit, ashtu edhe nga zhurma tepër e madhe kur ka shpërthyer. Këto paralajmërime kanë ardhur përpara se të godiste cunami, gjë që u ka mundësuar njerëzve të ngjiten në zona më të larta.

Lane thotë se shkëmbinjtë nënujorë, lagunat dhe veçoritë e tjera natyrore mund t’i kenë mbrojtur gjithashtu disa pjesë të Tongës.

Hiri që ka rënë

Hiri që ka mbuluar Tongën është acid, por jo helmues, thotë Cronin. Në fakt, ai u ka thënë autoriteteve në Paqësor se njerëzit mund të pinë ujë nga furnizuesit e tyre, edhe nëse ka rënë hi në ta. Hiri do ta bëjë ujin më të thartuar dhe të kripësuar.

Sipas tij, është më mirë të pihet ujë i ndotur nga hiri, sesa uji i ndenjur që mund të jetë i ndotur me baktere.

Zelanda e Re dhe vendet e tjera po përpiqen të dërgojnë ujë dhe furnizime të tjera në Tonga, sa më shpejt që është e mundur.

Cronin thotë se e gjithë toka e Tongës vjen nga hiri vullkanik dhe se hiri i fundit do të shpërndahet shpejt në tokë dhe do ta bëjë atë më pjellore.

Nuk ka ftohje globale

Shpërthimet e mëdha vullkanike ndonjëherë mund të shkaktojnë ftohje të përkohshme globale, pasi dioksidi i squfurit pompohet në stratosferë.

Por, në rastin e shpërthimit në Tonga, matjet fillestare satelitore kanë treguar se sasia e lëshuar e dioksidit të squfurit do të ketë vetëm një efekt të vogël – ndoshta 0.01 gradë Celsius ftohje mesatare globale, ka thënë Alan Robock, profesor në Universitetin Rutgers.

Çfarë tash?

Cronin parashikon dy skenarë kryesorë për vullkanin. I pari është se ai e ka rraskapitur veten tani për tani dhe se do të qetësohet për dhjetë deri në njëzet vjetët e ardhshëm.

Skenari i dytë është që magma e re të ngrihet shpejt, për ta zëvendësuar atë që ka shpërthyer. Në këtë rast mund të ketë shpërthime të vazhdueshme.

Por, Cronin beson se çarjet e shkaktuara nga shpërthimi i madh i së shtunës do të lejojnë që të shpërndahet më shumë gaz dhe shpërthimet e mëvonshme nuk do të jenë aq të mëdha – së paku tani për tani.

Edhe Cronin, edhe Lane thonë se duhet të ketë një monitorim shumë më të madh të vullkaneve në Tonga, për të ndihmuar në parashikimin më të mirë të ngjarjeve që do të vijnë.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate