9/18/2025 3:08:11 AM

S’dëshmuan në gjykimin e Enver Sekiraqës: Urdhërohet që Policia t’i sjellë në Gjykatë Adelinën dhe motrat e saj

Duhet të lexoni

Për shkak të mungesës së dëshmitareve Adelina Ismaili dhe dy motrave të saj Zanfina dhe Ema Ismaili, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.


Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Lidhur me dëgjimin e këtyre dëshmitareve, prokurori special Haki Gecaj ka thënë se të njëjta qëllimisht ishin duke iu shmangur dhënies së dëshmisë në këtë rast. Gecaj, për të mos zvarritur procedurën, ka propozuar që të lexohen deklaratat e tyre në të gjitha fazat e procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokatja Kosovare Kelmendi, e cila e mbron të akuzuarin Enver Sekiraqa, është pajtuar pjesërisht me propozimin e prokurorit Gecaj, duke propozuar që të lexohen vetëm deklaratat e dhëna në shqyrtim gjyqësor, e jo ato në fazat e mëhershme, pasi sipas saj, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia e kundërshtimit të atyre deklaratave.

Por trupi gjykues ka refuzuar propozimin e prokurorit për leximin e deklaratave, pasi sipas gjykatësi Kuqi ky proces gjyqësor po zhvillohet para një trupi tjetër gjykues.

Ai ka thënë se për sigurimin e të njëjtave gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje nga ana e policisë.

“Për sigurimin e pranisë së tyre në seancën e radhës, do të lëshohet urdhëresë për sjelljen e tyre nga ana e policisë. Me këtë rast do ta marrim edhe konfirmimin zyrtar nëse gjenden ose jo jashtë vendit”, ka thënë gjykatësi Kuqi.Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar 2022.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate