9/18/2025 12:37:34 PM

Haxhiu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të vlejë nga viti 2008

Duhet të lexoni

 

Haxhiu pohoi se afati kohor se prej kur do të nis konfiskimi i pasurisë është sugjeruar që të bëhet që nga viti 2008, pas shpalljes së Pavarësisë.

“Na kanë sugjeruar që të shkojmë prej vitit 2008, pra prej shpalljes së pavarësisë, pasi deri në atë kohë ka pasur informalitet e gjëra të tjera. Por nëse deputetët mendojnë se nuk është e përshtatshme mund të shkojmë edhe nga paslufta, por mund të kemi më pas probleme”, tha ajo.

“Në momentin që do të hyjë në fuqi ky ligj askush nuk duhet ta ketë frikën secili që e ka fituar pasurinë me nder do të rrinë të qete dhe ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit duhet ta kthejnë atë pasuri”, tha Haxhiu në RTK.

“Ata të cilët kanë theksuar që ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kanë cek ndonjë nen se cilin e shkel. Ne kemi bashkëpunuar me një ekspert që ka qenë në Gjykatën e Strasburgut dhe ka dhënë një raport shumë të vlefshëm dhe jam e interesuar që ta ndajmë me ata që kanë dyshime. Nuk ka asnjë problem që të funksionoj byroja pa ndryshime kushtetuese. Në momentin kur buroja vlerëson do të vlerësoj se një person ka pasuri në shpërputhje me pagën”, tha ajo.

“Shumë ekspertë që na kanë ndihmuar në këtë veprim na kanë rekomanduar që të ketë një prag si dyshim ose kur byroja mund të nis verifikimin e asaj pasure, pragu me 25 mijë euro, nëse zyrtari nuk mund ta arsyetoj atë pasuri ia bën propozimin Gjykatës nëse ky institucion vlerëson se byroja ka të drejtë atëherë ta bëj konfiskimin e pasurisë. Është shumë e rëndësishme që në krye të byros të jetë një person apolitik apo jopartiak. Tash për këtë po thënë që është hakmarrje. Pak me dasht një prokuror mundet me ba kallëzim për një person në Kosovë, ka pasur raste të tilla. Edhe në paketën ligjore nuk e ndalon që dikush të hakmerret ndaj ndokujt. Individët kanë të drejtën e ankesës”, tha ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate