9/18/2025 8:29:01 PM

Hoxhaj për letrën e Blinkenit: S’ka ardhur rastësisht në fillim të vitit

Duhet të lexoni

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka komentuar letrën që sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i dërgoi kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se s’ka ardhur rastësisht në fillim të vitit, transmeton Gazeta Metro. 


Hoxhaj nëT7 ka thënë se mosbesimi në dialog mund të vështirësojë përfundimin e këtij procesi.

“Ajo se çka e vështirëson qasjen e një mundësie të arritjes së një marrëveshje është fakti që nëse Qeveria, presidentja, Kuvendi, shumica në Kuvend nuk ka besim në dialog, nuk i beson fundit të procesit dhe nuk e sheh dialogun si të rëndësishëm, që ne të arrijmë një marrëveshje të njohjes së ndërsjellët, atëherë kjo e vështirëson”, ka thënë ai.

Më tutje Hoxhaj tha se Kurti nuk po e përfaqëson si duhet diplomacinë kosovare në takimet në Bruksel.

“Prandaj unë kam parë edhe mënyrën se si z.Kurti është paraqitur në disa takime në Bruksel. Mund që dikush mund t’i shoh diku si dinjitoze paraqitjet e tij, janë parë, por unë mendoj që më shumë janë albanalogji sesa diplomaci. Diplomaci i bie se duhet ta përfaqësoj interesin e shtetit. Kosova e ka jetike që të anëtarësohet në OKB, në një botë që po ndryshon çdo ditë e më shumë dhe në një botë ku SHBA-të janë më të shqetësuar se çfarë po ndodh në Ukrainë sesa në Ballkan”, ka thënë ai.

Sa i përket letrës së sekretarit amerikan Blinken, Hoxhaj tha se e ka parë si një ftesë për një fazë të fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në të njëjtën kohë ShBA-të siç u pa me letrën e Blinken e kanë Kosovën në zemër dhe në mendje dhe është në interes të tyre që kjo temë të mbyllet. Çdo qeveri e përgjithshme duhet ta ketë këtë parasysh, por edhe çdo opozitë e përgjithshme duhet ta ketë parasysh këtë. Jam i sigurt që në 2022 mund të jetë një momentum i ri dhe siç e kam parë letrën e Blinken është një ftesë për një fazë të fundit të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo më shumë do të varet nga ajo se sa është Qeveria e përkushtuar”, tha ai.

Kështu, sipas Hoxhajt 2022 mund të paraqesë një momentum të ri në këtë proces.

“Z.Kurti dhe të tjerët e kanë përshëndetur por që ta kuptojnë edhe qytetarët, letra s’ka ardhur rastësisht në fillim të vitit, se nuk është që sekretari i shtetit s’ka çfarë të bëjë edhe të dërgojë letër në Kosovë. Do të thotë koha kur është dërguar letra, përmbajtja e letrës, formulime të qarta se kjo është agjenda e z.Biden, pastaj fokusi i letrës që qëllimi i dialogut duhet të jetë me njohje të ndërsjellët, pastaj lista e temave e bëjnë letrën si një ftesë për një momentum të ri”, ka thënë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate