9/18/2025 12:48:14 PM

Vizita e Erdoganit, Rama: Patriotizmi digjital po ndizet sa herë takohem me ‘pushtuesin’ nga Ankaraja

Duhet të lexoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, patriotizmi digjital po ndizet sa herë që takohet siç e ka thënë ai, me “pushtuesin” nga Ankaraja.

“Duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime ‘në emër të Skënderbeut’! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me ‘pushtuesin’ nga Ankaraja”, ka theksuar Rama, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se, Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për “Miqësi të Përjetshme”.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, ‘Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme’?”, ka shtuar ai.

Në fund, Rama ka thënë se këto urrejtje janë burim i tifozllëkut të sëmurë partiak, intelektual dhe islamofobik.

“Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm ‘intelektual’ dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë”, ka përfunduar Rama

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, Erdogan në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje të forta historike dhe janë aleatë strategjikë.

Ai ka përmendur njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa tha se dy popujt janë miq që prej 600 vjetësh. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate