9/17/2025 7:16:23 PM

‘Polici sekrete’ nga Qeveria Kurti: Ibrahimi ngre alarmin, synohet fotografimi i kryetarëve të komunave dhe familjarët e tyre

Duhet të lexoni

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për takimin që kanë bërë kryetarët e komunave rreth ligjit të propozuar nga Qeveria Kurti për nismën e inspektimit administrativ, nisëm kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga krerët e komunave, ndërsa është ngritur alarm se kjo nismë është kundër të drejtave të njeriut, shkruan Gazeta Metro.


Ibrahimi ka ngritur alarmin rreth disa neneve shumë problematik të këtij projektligji ku ndër të tjerat thuhet se mund të fotografohen kryetarët e komunave dhe familjarët e tyre.

Ibrahimi ka thënë tutje se kjo nismë nuk është në përputhje me të drejtat e njeriut dhe kartën e të drejtave të njeriut.

“Janë disa nena problematik, tentojnë t’i fotografojnë kryetarët e punës dhe familjarët e tyre gjatë orarit të punës dhe jashtë saj.

“Ka nene diskriminues që nuk janë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe kartën e te drejtave të njeriut”, tha Ibrahimi për rtk.

Ndërsa ka theksuar se kryetarët e komunave kanë kundërshtuar  hartimin e ligjit për nismën e inspektimit administrativ.

Projektligji po konsiderohet si tendencë e Qeverisë Kurti për të disiplinuar, madje edhe shantazhuar zyrtarët publik. Për këtë, ka pasur reagime të shumta gjatë këtyre ditëve. Albert Krasniqi, njohës i çështjeve juridike, e ka quajtur njëfarë tendence për të krijuar ‘polici sekrete në administratë’.

Duhet  theksuar se ditë më parë, është publikuar nga mediat Projektligji i Qeverisë, përmes të cilit synohet të krijohet një Inspektorat për të inspektuar punën e zyrtarëve publikë – pa paralajmërim dhe pa leje./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate