6/27/2025 7:47:01 AM

‘Hakmarrja për Drejtësi’: 6 bandat e rrezikshme që terrorizuan Shqipërinë ndër vite

Duhet të lexoni

Ka shumë banda krimale shqiptare, mbi të cilët rëndojnë akuzat më të rënda, vrasje, grabitje, përdhunime, trafik droge, armëshe e qënie njerëzore deri dhe terrorizëm. Kanë ekzekutuar me dhjetëra njerëz, armiq dhe miq të tyre, por edhe punonjës policie, shkruan Gazeta Metro.


Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin nga gjykatat shqiptare. Më poshtë tro ju sjellim 6 nga këto banda të rrezikshme:

1. “Hakmarrja për Drejtësi”

Leart Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyt, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Vetëm pak ditë më parë “Hakmarrja” mori pafajësinë nga gjykata shqiptare dhe vetëm anëtari i saj, Altin Arapi është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

2. Banda e Zani Caushit

Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Caushin, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

3. Banda e Lushnjës

Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

4. Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve.

5. Banda e Lazaratit

Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 10 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje.

6. Banda e Kateshit

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate