Portali pro-rus në gjuhën serbe Kosovo-Online duket se është bllokuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ballkani.info mëson ekskluzivisht se si rezultat i qëndrimeve të ndryshme brenda redaksisë dhe gazetarëve të Kosovo-Online lidhur me referendumin në Serbi dhe mos mbajtjen tij në Kosovë, disa punonjës serb të Kosovo-Online kanë bllokuar faqen e kësaj medie.
Madje një pjesë e redaksisë së Kosovo-Online, për të arsyetuar përçarjen dhe pakënaqësitë e brendshme dhe arsyen e vërtetë të këtyre dallimeve, janë munduar që në një tentativë të dëshpëruar që fajin për bllokimin e faqes të ja lënë sulmeve nga hakerët, përmes një postimi të tyre në faqen në “Facebook”, shkruan Ballkani Info.