7/14/2025 10:39:48 AM

Kameramani që i tregoi botës për Reçakun: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e lëshuar

Duhet të lexoni

“Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbesë përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën.

Përveç ftohtësisë së janarit, reporteri i luftës Sylejman Kllokoqi, i cili punon për Associated Press, kujton trupat e masakruar të dhjetëra viktimave të pafajshme të Reçakut

Ai nuk do të harrojë asnjëherë pamjen e këtij fshati, i cili është jo fort larg nga Prishtina, mëngjesin pasi u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq.

“Kjo kohë ma kujton kohën, ftohtësinë, njësoj thuajse sot jam nisur për Reçak. Një kohë e ftohtë dhe ma përkujton edhe atë familjen kur kishte mbuluar atë djalin pa kokë dhe ja kërkonte kokën. Ai ka qenë takimi i parë në fshat”, rrëfen ai.

Fotoreporteri i luftës, për të cilin nuk ishte hera e parë që po xhironte trupa të masakruar, dy ditë para se të ndodhte masakra kishte tentuar të hyjë brenda fshatit.

“Dy ditë më herët, ne ishim atje afër Reçakut në Shtime dhe ku dëgjoheshin krismat dhe luftimet që ishin në Reçak. Prezencën e gazetarëve, e theksoj, se ka qenë edhe OSBE aty me xhipet e portokalltë në krye me Ëalker. Atë ditë ne tentuam të hymë, por nuk na lejuan edhe misioni i Ëalker, por aty ishin shumë luftime dhe ishte e pamundur që të hyjmë në Reçak të xhirojmë ato luftime dhe u kthyem. Unë çdo ditë, për shkak se ishte shumë afër Prishtinës, dhe të nesërmen shkova, tentova por prapë isha më duket i vetmi shqiptar në atë kohë dhe nja 2-3 kameramanë të tjerë të huaj. Filluan disa plumba në Shtime të fluturonin mbi kokat tona dhe erdhën të misionit të OSBE-së na larguan”, shton Sylejman Kllokoqi.

Sylejman Kllokoqi tregon për KosovaPress se pas filmimeve që kishte bërë në luginën e Bebushit, ty ku ndodhi masakra e Reçakut, ishte kthyer me shpejtësi në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Në mëngjes herët nga ora 05-06 të mëngjesit ka qenë ditë e ftohtë si kjo këtu dhe vetëm borë nuk ka pasur, me fotografin Visar Kryeziu të Associated Press shkuam bashkë deri në Shtime dhe e pyetëm një kalimtar rasti se çka ka ndodhë në Reçak, ai tha që ‘ne e dimë vetëm që policia është larguar sot herët’. Në momentin që tha është larguar ne kemi vrapuar të hymë brenda në Reçak dhe shtëpia e parë ku u takova me disa familjarë, se i gjithë Reçaku ishte zgjuar në këmbë aq herët, dhe pash një trup pa kokë ku familjarët e kërkonin kokën e njeriut. Pastaj vazhdova nga ana e majtë për të hyrë në kodrën apo luginën ku sot i shihni ato xhirimet që janë prezente të miat dhe deri atje pash në tri vende ku ka pasur të pushkatuar nga dy, nga tre, nga një”, tregon ai më tej, raporton kp.

Tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së.

Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. Shefi i këtij misioni, Ëilliam Ëalker një ditë më pas shkoi në këtë vend për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Diku në orën 11:00 erdh edhe Ëalker ku i vizitoi trupat dhe e dha një deklaratë të fuqishme se tha se kjo është një prej masakrave më të mëdha që ka ndodhur. Atëherë ajo u bë tregim mjaft botëror. Edhe ditën e nesërme e kemi vazhduar se trupat i larguan, i dërguan në xhami, ai tregim ka zgjat vetëm 1 javë. Non-stop kemi qenë me kamera aty”, shton ai.

Ai flet për rëndësinë e filmimeve, ku sipas tij po të mos ishin këto pamje vështirë do të besohej masakra që ndodhi. Mbi të gjitha, Kllokoqi shprehet se nuk e ka përjetuar lehtë, meqë bëhej fjalë për popullin shqiptar.

“Shumë vështirë ka qenë me i pa, por unë para kësaj masakre se edhe unë jam njeri si çdo kush. Unë kam parë edhe në Bosnjë mbi 50, mbi 100 të vdekur. Gjithmonë i jam mbajtur parimit shumë profesional që të mos më kapin emocionet, sepse në qoftë se një reporter, një kameraman, gazetar e kapin emocionet atëherë do të largohem prej aty. Në jetën time më ka ndodhur si reporter i luftës që lot të më shkojnë, por kamerën nuk e kam lëshuar. Shumë rëndë, por unë jam fokusuar atë ditë që sa më shpejt t’i xhiroj këto viktimat edhe më shpejt t’i dërgoj në botë”, rrëfen ai për KosovaPress.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e 45 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek kompleksi memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e Ëilliam Ëalkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate