9/16/2025 4:38:36 PM

Agim Veliu s’e bën hesap Lumir Abdixhikun, shkon në Gjermani si kryetar i degës së LDK’së në Podujevë

Duhet të lexoni

Deputeti i Kuvendit, Agim Veliu ka udhëtuar për në Gjermani në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, duke mos e marr parasysh vendimin e të parit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili e shkarkoi Veliun nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Metro.


Veliu i shkarkuar nga Kurti si ministër, e pastaj nga Abdixhiku si kryetar i Degës së LDK’së në Podujevë, ka udhëtuar për në Velbert të Gjermanisë, sipas tij, me ftesën e kreut të CDU’së atje, Burghard Fulling.

Ish-kryetari i Podujevës, duket se nuk po e dorëzon kollaj bastionin e tij, përkundër që partia e tij i humbi zgjedhjet lokale atje.

Fakti që Podujevën e fitoi VV’ja, duket se e ka rikthyer në jetën politike Veliun, i cili si kryetar i LDK’së në Podujevë, siç po e quan vetën, mund edhe të garojë për kryetar në zgjedhjet e ardhshme.

Në Podujevë, Ekrem Hyseni i cili humbi nga Shpejtim Bulliqi, në një shkrim para dy javësh e prezantoi vetën si prijës i LDK’së atje.

“Jam krenar, që si prijës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë qëndruam dhe do t’ju qëndrojmë besnik premtimeve e zotimeve të dhëna para secilit qytetar llapjanë, bashkërisht me asambleistët tanë”, ka shkruar Hyseni.

Ndërsa Veliu tha se këtë vizitë në Velbert të Gjermanisë e bëri për t’ konsoliduar dhe thelluar kontaktet ekzistuese të marrveshjes së partneritetit mes LDK’së dhe CDU-së.

“Me ftesë të zotit Burghardt Fülling – kryetar i CDU në Velbert, në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë po qëndroj për vizitë në këtë qytet të Gjermanisë, me qëllim të konsolidimit dhe thellimit të kontakteve ekzistuese në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në Podujevë dhe CDU në Velbert. Gjatë takimit me z.Fûlling biseduam për format e bashkëpunimit dhe nënshkruam edhe një marrëveshje partneriteti për promovimin e mundësive, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimit në shumë fusha, në mënyrë që të konsolidohet e thellohet marrëveshja mes dy subjekteve tona politike. U zotuam se do të angazhohemi të krijojmë lidhje dhe takime midis anëtarëve tanë aktivë dhe nënorganizatave dhe t’i mbështesim sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tij. 

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate