9/20/2025 7:55:48 PM

‘Gjirofarma’ e Piro Karanxhës shet kos me fekale; AKU mbuloi skandalin

Duhet të lexoni

Kompania “Gjirofarma” me administrator dhe aksioner Piro Karanxha, është subjekti identifikuar dhe më pas i fshehur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për hedhjen në treg të kosit me fekale. Personat e tjerë bashkëpronarë të kompanisë kriminale janë Antonios Ouzas dhe Nikolla Gjoni.

Nëse kompanitë e tjera e përziejnë qumështin, kosin, djathin dhe produktet e tjera me niseshte, qumësht pluhur, vaj palme etj., “Gjirofarma” e përzien kosin me fekale.

Krimi duket i paimagjinueshëm dhe i përbindshëm, por fekalet janë konstatuar nga vetë AKU, e cila ka heshtur për ditë me radhë, duke mos informuar konsumatorin që të mos i konsumojë më produktet e “Gjirofarma”

Me gjithë përpjeket e mëdha të mediave për transparencë dhe për të shpëtuar shëndetin e qytetarëve, AKU ka refuzuar të tregojë kompaninë, por pretendon se ka tërhequr kosin me fekale nga tregu.
“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilin u morën mostra për analizim”, ka njoftuar AKU.

Ne kemi zbuluar se kompania që shet kos me fekale, sipas vetë analizave të AKU, është Gjirofarma. Qytetarët t’i bëjnë vete llogaritë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Në faqen zyrtare Gjirofarma thotë se “Produktet tona prodhohen nga qumështi tepër cilësor i bagëtive që kullosin në rajonin e Gjirokastrës. Ne i kemi qëndruar besnikë traditës qindravjeçare të anëve tona, duke sjell novacion në pastërti dhe siguri. Tanimë jemi kompania më e madhe për prodhimin e produkteve të bulmetit në Shqipëri. Kujdesi, standardet profesionale, i gjithë përkushtimi ynë ka bërë që Gjirofarm të certifikohet….”.

Gjithçka shkruhet në faqe dhe etiketën e kosit dhe ndoshta edhe produkteve të tjera të Gjirofarma është një mashtrim kriminal. Vetë AKU ka konstatuar se kosi i Gjirofarma është kontaminuar me enterobaktere.

Në vijim detaje më të rënda rreth aktivitetit kriminal të Gjirofarma, ndërsa duket e çuditshme se si prokuroria vijon të heshtë./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate