9/21/2025 5:58:20 AM

Molliqaj: Insistimi i Kurtit për konsensus është nevojë për shpërndarje të përgjegjësisë

Duhet të lexoni

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj, ka komentuar ngjarjet e fundit që lidhen me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Molliqaj përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, tha se këto ngjarje nuk janë risi e as shancë për dëshmim të sovranitetit.

Tutje ai tha se as lejimi e as ndalimi i këtij referendumi nuk prodhon zgjidhje.

‘’ Që ta themi hapur, pa bërë obstruksione, as lejimi, as ndalimi i mbajtjes së referendumit nuk prodhon zgjidhje. Një qasje e tillë vetëm sa garanton përsëritje. Lejimi i referendimit cënon sovranitetin, por në rrethanën e shtresëzuar, sidomos në veri, as ndalimi nuk paraqet diçka më tepër se një gjest politik për konsum. Këto veprime do të lexoheshin krejt ndryshe nën dritën e një projekti politik që e vendosë zgjidhjen politike në qendër të angazhimit’’, shkroi Molliqaj.

Molliqaj shkroi se insistimi i Kurtit për konsensus është nevojë për shpërndarje të përgjegjësisë.

Postimi i plotë:

‘’ Zgjidhja përfundimtare nuk ka alternativë

Ngjarjet e fundit lidhur me mbajtjen ose jo të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës nuk përbëjnë risi, e as shancë për dëshmim të sovranitetit. Vendet e banuara me serbë, sidomos pjesa e veriut të Mitrovicës, janë më të instrumentalizuarat në periudha të tilla. Dhe për çudi si nga Vuçiqi edhe nga Kurti.

Që ta themi hapur, pa bërë obstruksione, as lejimi, as ndalimi i mbajtjes së referendumit nuk prodhon zgjidhje. Një qasje e tillë vetëm sa garanton përsëritje. Lejimi i referendimit cënon sovranitetin, por në rrethanën e shtresëzuar, sidomos në veri, as ndalimi nuk paraqet diçka më tepër se një gjest politik për konsum. Këto veprime do të lexoheshin krejt ndryshe nën dritën e një projekti politik që e vendosë zgjidhjen politike në qendër të angazhimit. Që çel mundësi për marrëdhënie të reja dhe të drejta mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje përfundimtare është urgjente. Marrëveshja përfundimtare do ta prodhonte edhe një efekt i cili pamundëson forcimin e liderëve politik përmes projektimit të rreziqeve të jashtme. Vonesa e zgjidhjes po i mbanë vendet të ngulfatura.

Në anën tjetër, insistimi i Kryeministrit për koncensus është nevojë për shpërndarje të përgjegjësisë. Sikur kjo të ishte qasja e përgjithshme e qeverisjes, do ta kishim parë në segmente e momente tjera, jo vetëm për dialog. Si u bë që në raport me pushtetin e brendshëm, ka bunkerizim dhe përqëndrim pushteti, ndërsa në raport me temat nacionale – ndërkombëtare, shpërndarje të vendim-marrjes. Pushtetin për vete, përgjegjësinë (lexo: fajin) me tjerët. Përgjigja e opozitës, si në kor, normalizon metodën.

Qytetarët, andej e këtej kufirit, kanë nevojë për rezultate që prekin jetën e përditshme në kuptimin e mirëqenies dhe marrëdhënieve mes popujve. Barazia duhet të jetë ajo që kornizon marrëveshjen përfundimtare. Barrikadimi nuk është zgjidhje. Përkundrazi. Në kontekstin aktual politik, në dy vendet, vetëm sa ushqen imazhet e liderëve autoritar. Efektet dhe tensionet e krijuara janë material për keqpërdorim’’.

Kujtojmë se sot kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvend në lidhje me lejimin apo ndalimin e mbajtjes së këtij referendumi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate